Bie ndjeshëm numri i rasteve të spitalizuar me Covid-19, ShSKUK publikon raportin

  • E.K /
  • 25 September 2021 - 11:30
 Bie ndjeshëm numri i rasteve të spitalizuar me Covid-19, ShSKUK publikon raportin

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se 319 pacientë me Covid-19, janë duke u trajtuar në klinikat për Covid në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme.

Sipas njoftimit 265 janë me oksigjeno-terapi, teksa 45 në gjendje të rënduar.

“Bazuar në raportimet e klinikave COVID-19 të QKUK-së dhe spitaleve të pëgjithshme, vërehet rënie e ndjeshme e numrit të rasteve që po marrin trajtim spitalalor. Në trajtim mjekësor janë 319 pacientë, 265 nga ta me oksigjeno-terapi dhe 45 në gjendje të rënduar shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Ka rënë ndjeshëm numri i pacientëve që po trajtohen nga COVID-19, në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Bazuar në raportimet e klinikave COVID-19 të QKUK-së dhe spitaleve të pëgjithshme, vërehet rënie e ndjeshme e numrit të rasteve që po marrin trajtim spitalalor.

Në trajtim mjekësor janë 319 pacientë, 265 nga ta me oksigjeno-terapi dhe 45 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 69 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 36 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe  Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 18 pacientë

Spitali i Prizrenit, 23 pacientë

Spitali i Gjakovës, 22 pacientë

Spitali i Pejës, 63 pacientë

Spitali i Gjilanit, 28 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 15 pacientë

Spitali i Ferizajt, 23 pacientë

(Kosova Sot Online)