Miftaraj: Presidente a e ke ndërmend me u kthy në Kosovë?

  • E.K /
  • 25 September 2021 - 15:45
 Miftaraj: Presidente a e ke ndërmend me u kthy në Kosovë?

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka kërkuar që presidentja Vjosa Osmani e cila gjendet në New York të kthehet në Kosovë.

Këtë kërkesë Miftaraj e bëri pas zhvillimeve të fundit që po ndodhin në veriun e Kosovës, ku u dogjën dy zyre të Qendrave të Regjistrimit në Zubin Potok e Zveçan.

Miftaraj tha se Kushtetuta e Kosovës e rendi kushtetues e kërkon së paku prezencen e presidentit në Kosovë.

“Presidente, a e ke ndermend mu kthy ne Kosove?  Kthehu, sepse Kushtetuta e Republikes, rendi kushtetues, integriteti dhe sovraniteti i Republikes, kerkojne se paku prezencen tende ne Kosove”, shkroi Miftaraj në një postim në Facebook.

(Kosova Sot Online)