Nga kjo datë nuk mund të hyjnë në Kosovë ata që s’janë vaksinuar me dy doza

  • E.K /
  • 27 September 2021 - 10:47
 Nga kjo datë nuk mund të hyjnë në Kosovë ata që s’janë vaksinuar me dy doza

Sot kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-Covid, të miratuara nga Qeveria e Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar mëngjesin e sotëm masat e reja, ku janë detajuar lehtësirat dhe ndalesat që janë vendosur në mbledhjen e fundit të Qeverisë.

Në njoftimin e MSH-së bëhet e ditur se nga data 13 tetor, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit të plotë, ose test RT-PCR negativ për COVID-19, jo më të vjetër se 72 orë, apo test të shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

Sipas MSH-së, nuk do të jetë e mjaftueshme më marrja e vetëm një doze.

Po ashtu, në njoftim është bërë e ditur se e njëjta do të vlejë edhe për punonjësit në institucione dhe ndërmarrje publike.

(Kosova Sot Online)