Njësia Speciale, KFOR-i, e ushtria serbe afër kufirit/ Kjo është gjendja momentale në veri

  • A.P /
  • 27 September 2021 - 18:07
Njësia Speciale, KFOR-i, e ushtria serbe afër kufirit/ Kjo është gjendja momentale në veri

Situata në kufirin e Jarinjes sot është e qetë dhe pa ndonjë incident.

Rruga mbetet e bllokuar nga kamionët dhe automjetet e ndryshme, ndërsa vërehet numër i vogël i protestuesve serbë, të cilët për shkak të motit me shi po qëndrojnë në tenda.

Policia e Kosovës është e pozicionuar në punkte të ndryshme përgjatë kufirit dhe po mban situatën nën kontroll.

Situatë e njëjtë po mbretëron edhe në pikën tjetër kufitare Bërnjak.

Tensionet në veri kanë nisur pas vendosjes së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia.


(Kosova Sot Online)