Osmani kërkon nga ndërkombëtarët t’i kundërvihen Serbisë: Diskursi nxitës, burimin nuk e ka vetëm në Serbi, por edhe në Rusi

  • A.P /
  • 27 September 2021 - 18:55
Osmani kërkon nga ndërkombëtarët t’i kundërvihen Serbisë: Diskursi nxitës, burimin nuk e ka vetëm në Serbi, por edhe në Rusi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka zhvilluar sot takime me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, drejtorin e Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti, ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, shefin e Misionit të EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark dhe komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor  Franco Federici.

Me të gjitha palët, Osmani ka diskutuar për situatën aktuale të sigurisë në vend.

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova nuk është duke e provokuar situatën e sigurisë, përveçse duke zbatuar ligjin, teksa Policia e Kosovës është duke u kujdesur për sigurinë e të gjithë qytetarëve pa dallim. Ajo ka vlerësuar lart punën e Policisë së Kosovës, e cila po dëshmon profesionalizëm  në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, thuhet në komunikatën e Presidencës.

(Kosova Sot Online)