‘Foto sa njëmijë fjalë’: Bekim Haxhiu paraqitet në zyret e Bekim Jasharit

  • A.P /
  • 28 September 2021 - 21:20
‘Foto sa njëmijë fjalë’: Bekim Haxhiu paraqitet në zyret e Bekim Jasharit

Deputeti, Bekim Haxhiu siç duket po e braktis Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), në garën për Skenderaj.

Kjo pasi që “Kamishi” është parë në zyret e iniciatëvës së Bekim Jasharit për Skenderajn.

Në disa foto të publikuara nga vet Haxhiu në Facebook, shihet se ai ndodhet në zyrat e Bekim Jasharit, së bashku me Rifat Jasharin.

“Sakrifica dhe heroizmi i Jasharajve ishte kushtrim për popullin, mbetet përjetësisht zëri i ndërgjegjes për të gjithë shqiptarët. Sakrifica e familjes Jashari me përmasa historike është shembulli me unik në botë. Akti më sublim i flijimit për liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar i familjes Jashari nuk duhet harruar, duhet të jetë motiv për punë, për zhvillimin e vendit dhe mbrojtjen e sigurisë së tij. Ata që dhanë shumë për lirinë e vendit nuk mund ta shkelin kurrë mbi amanetin e dëshmorëve”, ka shkruar Haxhiu.

Më poshtë keni postimin e plotë.

(Kosova Sot Online)