Von der Leyen arrin në Kosovë, takohet me presidenten Vjosa Osmani

  • E.K /
  • 29 September 2021 - 09:44
Von der Leyen arrin në Kosovë, takohet me presidenten Vjosa Osmani

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka arritur për vizitë në Kosovë , si pjesë e vizitës rajonale në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Pas arritjes në Kosovë, presidentja e KE-së është takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Gjatë ditës, ajo pritet të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Von der Leyen do ta vizitojë edhe kopshtin ‘Cicërimat’ në Prishtinë, i cili është ndërtuar me fondet e BE-së.

Investimi i përgjithshëm i BE-së në sektorin e arsimit në Kosovë që nga viti 2007 arrin në rreth 85 milionë euro.

(Kosova Sot Online)