Policia shpall në kërkim një 13-vjeçare dhe të dyshuarin 31-vjeçar

  • A.P /
  • 29 September 2021 - 16:38
Policia shpall në kërkim një 13-vjeçare dhe të dyshuarin 31-vjeçar

Policia e Kosovës e ka vënë në kërkim një 13-vjeçare nga Gjakova, si dhe një person të moshës 31-vjeçar që dyshohet se është shoqëruesi i saj.

Sipas policisë, 13-vjeçarja me inicialet E.F., me datën 23.09.2021 në orën 21:00 në stacionin policor në Gjakovë është raportuar nga familjarët se ishte larguar nga shtëpia.

Sektorin Rajonal për Hetime sipas njoftimit të policisë kanë ndërmarr shumë veprime operativo hetimore në koordinim me prokurorin e çështjes, janë intervistuar disa persona, janë kontrolluar disa lokacione të dyshuara por deri më tani nuk është gjetur viktima e as personi i dyshuar Egzon Krasniqi i cili dyshohet se është në shoqërimin e viktimës.

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar dhe të viktimës të lajmërojnë Policinë e Kosovës Gjakovë apo stacioni më i afërt policor.

(Kosova Sot Online)