Aksident trafiku me të lënduar në Prishtinë

  • A.P /
  • 29 September 2021 - 18:32
Aksident trafiku me të lënduar në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në qendër të Prishtinës.

Dy vetura janë përfshirë në një aksident të ndodhur në rrugën ‘Agim Ramadani’. Si pasojë e këtij aksidenti ka edhe persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipet emergjente.

Tashmë me rastin po merren edhe njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)