
Lexoni edhe:
Krasniqi: Të aprovohet menjëherë projekti amerikan për infrastrukturën e gazit
Mediat japoneze janë tërbuar sepse Princesha Mako, mbesa 29-vjeçare e Perandorit Naruhito, po martohet me të dashurin e saj “të zakonshëm”, Kei Komuro, i cili u diplomua në maj nga Shkolla Juridike Fordham e Nju-Jorkut dhe tani punon për një firmë juridike në NYC.
Komuro, gjithashtu 29 vjeç, u kthye në Japoni të hënën për dasmën e tyre.
Sipas mediave japoneze, ata pritet të martohen në dy muajt e ardhshëm dhe të dy do të kthehen në Nju-Jork për të jetuar atje.
Krasniqi: Të aprovohet menjëherë projekti amerikan për infrastrukturën e gazit
Lexoni edhe:
Burimet e brendshme thonë se dyshja do të jenë “Meghan dhe Harry i Japonisë”, duke lënë një jetë mbretërore për të filluar një jetë të re në SHBA.
“Ne jemi kurreshtarë të dimë se si mediat amerikane po e presin këtë lajm dhe nëse Princesha Mako do të ketë fotografë paparacë rreth saj sapo të vendoset në Nju-Jork? Shumë njerëz po përpiqen ta lidhin atë me Princin Harry dhe Meghan, duke qenë se kanë një histori të ngjashme. Mediat japoneze kanë qenë shumë të ashpra ndaj saj dhe të fejuarit të saj, por reagimet jashtë shtetit duken pak më ndryshe”.
Mako dhe Komuro u takuan në vitin 2012 në një restorant, ndërsa ata të dy studionin në Universitetin Ndërkombëtar të Krishterë në Tokio. Ata shpallën fejesën e tyre në vitin 2017 kur gjyshi i saj, Akihito, ishte perandor i Japonisë dhe planifikuan të martoheshin vitin e ardhshëm.
Por dasma e tyre u vonua nga një mosmarrëveshje financiare prej 36,000 dollarësh që përfshinte nënën e Kamuros dhe një ish të fejuarin e saj.
Mosmarrëveshja e nënës së tij ishte një siklet për familjen perandorake dhe opinionin publik.
Disa japonezë thanë se martesa duhet të anulohet, ndërsa të tjerët thanë se çifti duhet të ndjekin romancën e tyre.
Duke pasur parasysh që dasma e saj nuk u mbështet plotësisht nga njerëzit, Mako tha se do të refuzonte të gjitha ritualet zyrtare të dasmës dhe një pagesë deri në 150 milionë jen (1.35 milionë dollarë) që ajo ka të drejtë të marrë kur largohet nga familja perandorake dhe martohet me një të zakonshëm. Qeveria japoneze do të pajtohet që ajo të heqë dorë nga pagesa.
Komuro shkoi në Tokio me flokët e kapur bisht, duke bërë një paraqitje të guximshme për dikë që po martohet me një anëtare të familjes perandorake tradicionale japoneze.
Ai pritet të mbajë një konferencë shtypi me gruan e tij të ardhshme pasi të kalojë dy javë në karantinë, në përputhje me protokollin e vendit COVID-19.
(Kosova Sot Online)