GLPS: Prokuroria Speciale ka ngritur numër të vogël të aktakuza për krim të organizuar

  • G.G /
  • 30 September 2021 - 12:12
GLPS: Prokuroria Speciale ka ngritur numër të vogël të aktakuza për krim të organizuar

Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka prezantuar të gjeturat e analizës ku thuhet se Prokuroria Speciale ka ngritur numër të vogël të lëndëve për krim të organizuar. Ndërsa, në analizë thuhet se edhe gjykatat e Kosovës kanë arritur të zgjidhin numër të vogël të lëndëve të kësaj kategorie.

Këto u bën të ditura në konferencën për medie të organizuar nga GLPS me temë “Trajtimi i rasteve të Krimit të Organizuar nga Prokuroria dhe Gjykatat Themelore të Republikës së Kosovës për periudhën qershor 2019-gusht 2021”.

Rreze Hoxha-Zhuja nga GLPS tha se nga analizimit të periudhës qershor 2019- gusht 2021, Prokuroria Special ka ngitur numër të vogël të aktakuza për krim të organizuar. Sipas saj, janë dorëzuar vetëm 10 vepra penale, ku numri më i madh i tyre lidhen me narkotik.

Ndërsa, gjykatat nga gjithsej 60 lëngë ka zgjidhur vetëm 5 lëndë gjatë vitit 2019.

Ajo tha se Gjykata Themelore në Mitrovicë ka një mungesë absolute të efikasitetit në zgjidhjen e krimit të organizuar, pasi që në këtë periudhë në punë ka pasur 15 lëndë të krimit të organizuar dhe ka përfunduar vetëm një e tillë.

Rinon Arifi po ashtu nga GLPS, tha se pandemia COVID-19 ka kufizuar në masë të ndjeshme punën e institucioneve të drejtësisë, përfshirë edhe gjykatat.

Po ashtu, procedimi i rasteve të krimit të organizuar ka vërejtur se ato nuk përshkruajnë qartë veprimet inkriminuese të të akuzuarve.

(Kosova Sot Online)