U kërkoi vajzave të mitura fotografi nudo, dënohet me 20 vjet burgim

  • G.G /
  • 30 September 2021 - 12:57
U kërkoi vajzave të mitura fotografi nudo, dënohet me 20 vjet burgim

Joshua Henry Punt është dënuar me 20 vjet burg për shfrytëzim seksual të vajzave të mitura në internet.

Punt, 39 vjeç, nga Ridgefield, Washington, u deklarua fajtor në prill pasi u paraqit si adoleshent dhe duke përdorur shërbimet e mediave sociale Snapchat dhe Kik detyroi vajzat që t’i dërgojnë fotografi eksplicite.

Pasi ai kishte imazhe eksplicite të viktimave të tij, Punt do t’i përdorte ato për të ushtruar presion mbi vajzat e moshës 12-16 vjeç që të dërgonin më shumë, duke kërcënuar se do t’i tregonte publikisht fotografitë nëse nuk pajtoheshin.

Tetë fëmijët viktima vijnë nga NeW York, Arkansas, California, Texas, Nevada, Kentucky, Pensilvania dhe Virxhinia Perëndimore.

Dot krijoi profile të rreme në internet, duke përdorur imazhe të adoleshentëve meshkuj nga YouTube. Viktimave iu bë presion për të dërguar fotot, të cilat supozohet se do të zhduken ose dërguesi do të njoftohej nëse do të bëhej përpjekje për t’i ruajtur ato. Për të shmangur këtë, Punt kopjoi përmbajtjen në një telefon të veçantë, pa dijeninë ose pëlqimin e viktimave të tij.

FBI gjithashtu e ka identifikuar Punt si administratorin e një grupi shpërndarjeje të pornografisë së fëmijëve në Kik.

Pas dënimit të tij, Punt do të jetë në lirim të mbikëqyrur dhe do t’i kërkohet të regjistrohet si shkelës seksual.

(Kosova Sot Online)