Pacientët e sëmurë me kancer po blejnë vetë disa ilaçe, nga Onkologjia tregojnë se kur do të vie furnizim

  • A.P /
  • 30 September 2021 - 15:29
Pacientët e sëmurë me kancer po blejnë vetë disa ilaçe, nga Onkologjia tregojnë se kur do të vie furnizim

Qytetarët janë ankuar se po duhet të sigurojnë vetë barnat që po u kërkohen familjarëve të tyre të shtrirë në Klinikën e Onkologjisë.

Një qytetarë ka thënë dje se deri në 100 euro në javë po i kushton terapia për babain e tij i cili është i sëmurë me kancer e është i shtrirë në Klinikën e Onkologjisë në QKUK.

Sipas qytetarit në fjalë, një terapi brenda një jave po i kushton deri në 100 euro, pa llogaritur barnat që i duhen për trajtimin e babait të sëmurë me kancer.

E drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi ka thënë se ilaçet që kanë munguar do të vinë nesër në klinikë.

“Shumica e ilaçeve janë në Klinikë e sidomos ato të shtrenjtat, ndërsa disa që kanë munguar vijnë nesër”, ka thënë shkurt Kurtishi.

Kujtojmë që Klinika e Onkologjisë tashmë disa herë është ballafaquar me mungesë të barnave të nevojshme për pacientët e sëmurë me kancer.

Si pasojë, qytetarë të shumtë nga gjepi i tyre është dashur të paguajnë terapinë edhe për ato barna që janë në Listën Esenciale të Barnave e do të duhej të siguroheshin nga shteti.

(Kosova Sot Online)