Shefi i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës: Çka nuk pamë e çka nuk kaluam, por të gjitha përfunduan me sukses

  • A.P /
  • 02 October 2021 - 20:50
Shefi i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës: Çka nuk pamë e çka nuk kaluam, por të gjitha përfunduan me sukses

Amir Gërguri- Komandant i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës ka thënë se ndihet krenarë me pjesëtarët e kësaj njësie dhe me Policinë e Kosovës.

Ai ka thënë se ndjehet i privilegjuar që shërben në këtë njësi.

“Për gati 20 vjet me i shërby kësaj njësie, nuk është vetëm privilegj. Është nder dhe krenari, por edhe përgjegjësi e madhe! Që nga dita e themelimit të saj e deri me sot, çka nuk pamë e çka nuk kaluam.., por të gjitha përfunduam me sukses të lartë.”, ka shkruar mes tjerash ai.

Tutje i pari i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës tha se kjo i bën ndër institucionet më të besueshme.


(Kosova Sot Online)