
Lexoni edhe:
Sot vazhdon gjykimi ndaj Salih Mustafës
Pesë këmbësorë derisa po e kalonin rrugën në Veternik të Prishtinës, janë goditur nga një veturë e cila po kalonte me shpejtësi.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga ky aksident që ka ndodhur mbrëmjen e 27 shtatorit.
Sot vazhdon gjykimi ndaj Salih Mustafës Lexoni edhe:
Ndonëse ishin përplasur fortë nga vetura, për fat të mirë asnjë nga ta nuk ka vdekur.
Rastin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës.
“Me datën 27 shtator 2021, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Gjilan (Veternik). Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe pesë këmbësorë. Si pasojë e aksidentit këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti.
Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal.
(Kosova Sot Online)