Zjarri në Prishtinë, deklarohet policia

  • E.K /
  • 04 October 2021 - 13:37
 Zjarri në Prishtinë, deklarohet policia

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth zjarrit që ka kapluar një lokal në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka deklaruar se në vendin e ngjarjes ndodhen policia dhe zjarrfikësit.

“Rreth orës 13:00, është pranuar informata për zjarr në një lokal në rrugën Luan Haradinaj,  në  Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët janë duke bërë përpjekje për të lokalizuar zjarrin në atë pjesë. Për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë”, ka deklaruar Ahmeti.

(Kosova Sot Online)