
Lexoni edhe:
Njihuni me 81-vjeçarin që ka vendosur të ngjitet në 282 male
Fotografitë tronditëse të brazilianëve të varfër që kërkojnë copëza mishi për ushqim te eshtrat e kafshëve, kanë nxjerrë në pah krizën e urisë, duke shkatërruar kombin më të populluar të Amerikës Latine, ku miliona njerëz janë zhytur në mjerim nga pandemia e coronavirusit.
Imazhet, të marra në Rio javën e kaluar nga fotoreporteri Domingos Peixoto, tregojnë njerëzit duke kërkuar për copëza ushqimi në pjesën e pasme të një kamioni që kishte tarnsportuar të brendshmet dhe eshtrat e hedhura nga një fabrikë që prodhon ushqim për kafshët.
Njihuni me 81-vjeçarin që ka vendosur të ngjitet në 282 maleLexoni edhe:
“Disa ditë … Unë dua të qaj,” i tha shoferi i kamionit, José Divino Santos, gazetarit Rafael Nascimento de Souza, i cili po mbulonte historinë me Peixoto për gazetën Rio Extra.
“Më parë njerëzit vinin dhe kërkonin kocka për qentë e tyre. Ndërsa tani ata vijnë dhe luten për eshtra për të bërë ushqim për vete,” shtoi Santos, i cili ua shpërndan mbetjet nevojtarëve të Rio -s.
Një pastruese 51-vjeçare, Denise da Silva, tha se ajo kishte nevojë për të ushqyer pesë fëmijët e saj dhe 12 nipërit e mbesat.
Imazhet të cilat u shfaqën në rrjete sociale kanë nxitur reagime dhe protesta të menjëhershme.
Rreth 19 milionë brazilianë kanë mbetur të uritur që nga fillimi shpërthimit të Covid që kanë vdekur 600,000 njerëz.
(Kosova Sot Online)