Nuk mundën ta ndajnë tokën: 8 persona rrahen mes vete në Prizren

  • E.K /
  • 05 October 2021 - 10:05
Nuk mundën ta ndajnë tokën: 8 persona rrahen mes vete në Prizren

Një përleshje masive ka ndodhur dje në Prizren, ku tetë persona janë rrahur mes vete.

Sipas policisë shkak i rrahjes ka qenë prona.

Policia njofton se katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.

“Janë shoqëruar në polici tetë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor janë rrahur mes veti dhe si pasojë, katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet më tej në raport.

(Kosova Sot Online)