Të shantazhuarit nga Serbia, Thaçi dhe Mustafa, firmosen krijimin e mini-shtetit serb

Të shantazhuarit nga Serbia, Thaçi dhe Mustafa, firmosen krijimin e mini-shtetit serb

Gani Qarri

  • 05 October 2021 - 07:41

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Grupi i serbëve ekstremist të caktuar nga Vuçiqi dhe lista serbe si; Vinka Radosavleviq, Dejan Radojkoviq,Igor Kallamar dhe Svetisllav Durlleviq, nga Thaçi dhe Mustafa, u lejua ta hartojë i vetëm, pa asnjë ekspert shqiptar dhe as përfaqësues, apo pjesëmarrës të thjeshtë, qoftë edhe vetëm dekorativ të Qeverisë së Kosovës, draft statutin e asociacionit një etnik serb me kompetenca shtetërore dhe pushtet të tretë ekzekutiv në vendin tonë si dhe t`ua dorëzojnë këtë projekt sekret, pa marrjen e pëlqimit nga qeveria e Kosovës, drejtpërsëdrejti dhe pa respektuar obligimin ligjor për përshtatjen e këtij konstalacioni të huaj me Kushtetutën e Kosovës, përfaqësuesve të BE-së në Bruksel. 

Vetëm 5 vite më parë, kuislingu shqipfolës Hashim Thaçi dhe renegati jugokomunist Isa Mustafa, rreth një vit pas nënshkrimit të kundërligjshëm të asociacionit kundër kushtetues një etnik serb me kompetenca ekzekutive si “zajednica”  dhe të drejtën për pushtet të tretë të kësaj ngrehine të kundërligjshme në vendin tonë, më datën 8 shtator të vitit 2016, ata miratuan edhe grupin një etnik serb të formuar nga Aleksandër Vuçiqi dhe Lista serbe, i përbërë vetëm nga serbët ekstremist, pa asnjë shqiptar dhe përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, i cili çuditërisht u zyrtarizua dhe mori kompetenca edhe nga vet ish qeveria renegate e PDK-LDK, për formimin e asociacionit kundër kushtetues një etnik, me kompetenca ekzekutive dhe krijimin e kundërligjshëm të mini shtetit serb brenda shtetit të Kosovës. 

Ishin renegatët dhe shitësit e interesave të popullit dhe të shtetit të Kosovës, kuislingu Hashim Thaçi dhe renegati Isa Mustafa, ata të cilët më 8 shtator të vitit 2016, pranuan pa asnjë vërejtje, edhe formimin e asociacionit të kundërligjshëm serb, nga grupi i serbëve radikal të emëruar nga Vuçiqi prej 4 serbëve ekstremist.

Për ta arritur kulmin hipokrizia e tyre, kuislingu Hashim Thaçi dhe renegati Isa Mustafa, jo vetëm që lejuan po këtë grup serbësh radikal, që të njëjtin projekt të njëanshëm për asociacionin një etnik serb, të projektuar sipas qejfit të Vuçiqit dhe bandave serbe në veri, pa dijeninë as pëlqimin e asnjë përfaqësuesi shqiptar, pa përshtatjen e tij me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës dhe pa pasur nevojë fare të merrnin miratimin paraprak të ish Qeverisë renegate të udhëhequr nga PDK-LDK, po atë projekt të dyshimtë, t`ua dorëzojnë drejtpërsëdrejti  përfaqësuesve të BE-së në Bruksel, por ata detyruan edhe deputetët e asaj legjislature, ta votonin këtë marrëveshje në Kuvend.

Madje përveç bëmave të hapura pro serbe të ish qeveritarëve kuisling, pak dit më par krimineli Aleksandër Vuçiq publikisht deklaroi nga Serbia se vetëm 50 %, edhe e medias në Kosovë është kundër tij, i cili përveçse la të nënkuptohet se 50%-shi, tjetër është edhe sot me te, nuk deshi të bëjë hapur me dije, për publikun tonë, se edhe opozita e bastarduar dhe gjithë politik bërësit e shantazhuar shqipfolës të Kosovës bashkë me argatët e tyre, vazhdojnë të mbeten në shërbim të plotë të Vuçiqit dhe Serbisë hegjemoniste. 

Ndaj për freskimin e kujtesës së lexuesve tanë të nderuar, dashamirëve të së vërtetës dhe gjithë qytetarëve të respektuar të Republikës së Kosovës, e shoh për obligim, që të sjellim në vëmendje me këtë rast, se 5 vite më parë, nuk ishte Kurti as Qeveria aktuale, por kuislingu shqipfolës Hashim Thaçi dhe renegati jugokomunist Isa Mustafa, ata të cilët vetëm rreth një vit pas nënshkrimit të kundërligjshëm të asociacionit kundër kushtetues një etnik serb me kompetenca ekzekutive dhe të drejtën për pushtet të tretë në vendin tonë, më datën 8 shtator të vitit 2016, çuditërisht edhe grupi i formuar një etnik nga Aleksandër Vuçiqi dhe Lista serbe, i përbërë vetëm nga serbët ekstremist, pa asnjë shqiptar dhe përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, u zyrtarizua nga vet kuislingu Thaçi dhe renegati Isa Mustfafa si dhe të njëjtit grup iu dhanë kompetenca zyrtare nga vet ish qeveria renegate PDK_LDK, për formimin e kundërligjshëm dhe kundër kushtetues të asociacionit një etnik serb, që nënkuptonte bosnjëzimin praktik dhe ndarjen e Kosovës. 

Për aq më tepër shitësit e pa turp të interesave të vendit dhe popullit të Kosovës, dallavergjinjtë politik, hajnat, plaçkitësit dhe fajdexhinjtë që edhe sot qojnë në vdekje, shqiptarët e pambrojtur duke i detyruar ata të bëjnë edhe vetëvrasje nga detyrimet me kamatat qindra mijëra eurosh, UDBA-shët e vjetër, e BIA-shët e rinj, të cilët ishin dhe mbeten fajtorët kryesor, për çdo gjë të paligjshme që i ka ndodhë dhe vazhdon ti ndodhë edhe këto ditë Kosovës, janë bërë zhurmagjinjtë më të pështirë të cilët po ua qojnë gërdinë me pallavrat e tyre banale e të pa krip, qytetarëve të Kosovës. 

Aktorët e gjithë të këqijave të cilët me çdo mjet dhe mënyrë duan ta poshtërojnë Kosovën dhe mos lejojnë trajtimin e barabartë të shtetit tonë në përballje me Serbinë okupatore, ngase dëshirojnë me çdo kusht, ta vazhdojnë edhe më tej, kooketimin e papenguar me udhëheqësit e bandave kriminale serbe në Veri të vendit dhe të vijojnë të ushqehen pa pengesa ligjore, me "ballgurin" e kriposur nga strajca e Aleksandër Vuçiqit, servuar me xhentëlmeni nga Serbia dhe shërbimi i saj i fshehtë shtetëror, enkas për ta. 

Kështu që edhe akuzat më të reja dhe fushata e çmendur e tyre, kundër Qeverisë dhe shtetit të Kosovës, nuk janë asgjë më tepër përveçse, edhe një përpjekje e shëmtuar për ta mbuluar, me shqelmat e fundit para përballjes së tyre me ligjin, përgjegjësinë e rëndë që kanë, para popullit dhe shtetit të Kosovës, të cilët më kot mundohen ta fshehin, sepse çdo ditë e më tepër, po afrohet çasti, kur ata do të vendosen para drejtësisë dhe marrin dënimin e merituar, për veprën që kanë bërë kundër popullit dhe vendit të vet. 

Shto kësaj edhe faktin se ata janë përgjegjësit kryesor për marrëveshjet më perverse dhe më të dëmshme që për më tepër se dy dekada, kanë mundur ti bëjnë në kurriz të popullit dhe shtetit të Kosovës, me autorësinë e të cilëve jo vetëm janë firmosur e ratifikuar marrëveshje kaq të rënda e të kundërligjshme dhe kundër kushtetuese si ajo e asociacionit një etnik serb, por edhe janë miratuar në Kuvend, pikërisht gjatë mandatit të koalicionit qeverisës, PDK-LDK në krye me kuislingun Hashim Thaçi dhe renegatin Isa Mustafa, akte e tyre kundërligjore, janë formësuar edhe në dokumente vendimmarrëse në dëm të shtetit dhe popullit të Kosovës, për zhbërjen dhe anulimin e të cilave, shteti ynë i brishtë do ta ketë një betejë tepër të vështirë, edhe sikur të veprohej pa asnjë përçarje të brendshme dhe në unitet e seriozitet të njëmendtë të gjithë spektrit politik e institucional të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".