Miqësi mbi 15 vite, dy shokë të ngushtë nga Kaçaniku martojnë fëmijët mes vete

  • E.K /
  • 05 October 2021 - 10:24
Miqësi mbi 15 vite, dy shokë të ngushtë nga Kaçaniku martojnë fëmijët mes vete

Ismet Hajdari dhe Islam Dervishi nga Kaçaniku që nga paralufta kanë një miqësi që e mbajnë edhe sot e kësaj dite.

Këtë miqësi ata e forcuan edhe më shumë kur i martuan fëmijët e tyre së bashku.

Ismeti tregon se vajza e tij është e martuar për djalin e Islamit.

Dyshja tregojnë se për gjithë këto vite shoqëria e tyre nuk është cënuar nga askush, derisa kanë treguar se ditën nuk e kalojnë bashkë por mbrëmjen gjithmonë takohen.

(Kosova Sot Online)