Ndodhë në Kosovë: Vodhën ari e 7 mijë euro në një shtëpi, hajnat i gjuajnë me armë banorët e fshatit që i ndjeknin
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes në fshatin Mleqan në Malishevë, ku pati edhe të shtëna me armë. Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona.
Sipas Policisë fillimisht një banor i këtij fshati “ka deklaruar se dy persona kanë depërtuar me forcë përmes derës së hyrjes në shtëpinë e tij kishin vjedhur ca stoli ari dhe para të gatshme në vlerë 7000 euro si dhe kanë demoluar pothuajse të gjitha orenditë në dhoma.”
Por kur të dyshuarit janë vërejtur nga familjarët dhe fshatarët e Mleqanit, ata kanë filluar t’i ndjeknin.
“Të dyshuarit pasi janë vërejtur nga familjarët dhe janë larguar më vrap, por më pas në një largësi të konsideruar nga shtëpia, pikërisht në oborrin e shkollës fillore në Malishevë, kanë has në ca pengesa dhe aty janë zënë nga familjarët dhe disa fshatar tjerë që ishin në ndjekje të tyre. Dyshohet se dy personat e dyshuar gjatë ikjes kanë shtënë disa here me armë zjarri në drejtim të fshatarëve duke ua rrezikuar jetën.”
Të arrestuarit janë: B.H. (1991) dhe I.R. (1995).
Policia aty u ka gjetur edhe dy armë: ZORAKI M-906 – B dhe ZASTAVA –TT, CAL.7.62 mm, transmeton Sinjali.
PPolicia ka dhënë detaje se çfarë kanë gjetur te të dyshuarit:
“Pastaj para të gatshme në apoena 5×200, 2×100, 4×50, një (1) orë dore, pesë (5) unaza gishti, një (1) palë vathë, dy (2) zinxhir më ngjyrë ari, dy (2) pllaka më ngjyrë ari.
Gjatë kontrollit të vendit të ngjarjes ku ishin ndaluar të dyshuarit janë gjetur dhe dy (2) kapela, një (1) mbathje sportive, tri (3) doreza pune ,një maskë mbrojtëse anti covid si dhe janë vërejtur njolla gjaku, që dyshohet gjatë ikjes dy personat e dyshuar janë lënduar.
Të njëjtëve iu është ofruar ndihma mjekësore në QKMF Malishevë, pas marrjes se tretmanit mjekësor të njëjtit janë liruar, dhe janë shoqëruar në Stacionin policor – Malishevë. Pas deklarimeve paraprake në konsultim me prokurorin, dy te dyshuarit ndalohen 48 orë.”
(Kosova Sot Online)