“Jam i bindur që kur ke qenë i vogël t’i ka kajtë çokollatat” – Shala godet Gani Gecin duke mbrojtur Kurtin

  • E.K /
  • 05 October 2021 - 14:32
“Jam i bindur që kur ke qenë i vogël t’i ka kajtë çokollatat” – Shala godet Gani Gecin duke mbrojtur Kurtin

Në emisionin e debatit, Gani Geci ka replikuar me analistin Krenar Shala, duke thënë se Vetëvendosja ka ndryshuar dhe ka pranuar marrëveshjet që ‘Klani Pronto ka nënshkruar me Serbinë’.

Por ndaj kësaj, i ashpër ka qenë analist Krenar Shala duke marrë shembuj mjaft interesant në mbrojtje të Kurtit.

“Nuk mund ta akuzojmë Albin Kurtin që kur ka qenë i vogël i ka larë flokët me shampon për të vegjël, e tash po i lanë me shampon për të rritur. Jom i bindun shumë kur ke qenë i vogël ti ka kojtë çokollatat, edhe tash ti kona, po tash a me të akuzu ty që i ke hongër a. Tash po e akuzojmë pse po e pranon flamurin, po e pranon se tash është në pozitë”, ka thënë Shala.

(Kosova Sot Online)