Bashkë me Kurtin në Slloveni edhe Gërvalla e Murati

  • E.K /
  • 06 October 2021 - 10:26
 Bashkë me Kurtin në Slloveni edhe Gërvalla e Murati

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë sot në Samitin në mes të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Brdo të Sllovenisë. Ai do të jetë pjesë e dy sesioneve plenare të samitit, dhe do të ketë takime të tjera dypalëshe dhe disapalëshe.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, ZKM’ja ka bërë me dije se bashkë me Kurtin atje janë edhe zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren, njëherit Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati po merr pjesë në Samitin në mes të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Brdo të Sllovenisë. 

Kryeministri Kurti sot merr pjesë në dy sesionet plenare të samitit, dhe në takime të tjera dypalëshe dhe disapalëshe”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren, njëherit Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati po merr pjesë në Samitin në mes të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Brdo të Sllovenisë.  

Kryeministri Kurti sot merr pjesë në dy sesionet plenare të samitit, dhe në takime të tjera dypalëshe dhe disapalëshe.

Për vëmendje të mediave:

Transmetimi i drejtpërdrejtë i videove të deklaratave dhe konferencës për shtyp do të jetë në dispozicion në llogaritë zyrtare të mediave sociale të Presidencës Sllovene në Twitter dhe Facebook (Slovenian Presidency), si dhe në Europe by Satellite (EbS) dhe Council Live.  

Video regjistrimet të mbulimit të drejtpërdrejtë dhe fotot nga deklarimet dhe nga konferenca për shtyp, të siguruara nga fotografët zyrtarë dhe transmetuesi zyrtar i televizionit do të jenë në dispozicion për shkarkim në: https://ocean.vlada.si/sharing/LmHkbErO8 , password: PSEU2021

Fotografitë janë në dispozicion edhe në kanalin zyrtar Flickr të Slovenian Presidency. Ato mund të përdoren falas me kusht që të përmendet autorësia.

(Kosova Sot Online)