Spanja nuk pranon që Kosova të ketë simbolet shtetërore në samitin BE-Ballkani Perëndimor

  • E.K /
  • 06 October 2021 - 10:00
Spanja nuk pranon që Kosova të ketë simbolet shtetërore në samitin BE-Ballkani Perëndimor

Sot ka filluar të mbahet Samiti BE- Ballkani Perëndimor, ku po merr pjesë edhe Kosova derisa të ftuar janë edhe Spanja që njihen për qëndrimet e tyre ndaj shtetit të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do takohet me kryeministrin spanjoll, i cili sipas mediave spanjolle ka refuzuar simbolet shtetërore të Kosovës, duke u bazuar në faktin se nuk e njeh shtetin e Kosovës.

‘’El Nacionale’’, shkruan se në vitin 2018 Spanja nuk mori pjesë pasi presidenti i atëhershëm i qeverisë spanjolle, Mariano Rajoy, refuzoi pjesëmarrjen për shkak të Kosovës.

Ky samit është një takim i rregullt që u mbajt vitin e kaluar me videokonferencë për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe që herën e fundit që u thirr personalisht, në vitin 2018, nuk mori pjesë presidenti i atëhershëm i qeverisë spanjolle, Mariano Rajoy, pas pjesëmarrjes të Kosovës .

“Në samitin e videokonferencës, simbolet që identifikuan Kosovën si vend tashmë ishin shmangur dhe kjo është ajo që do të ndodhë përsëri në Lubjanë pas kërkesave të Spanjës për të’’, thuhet tutje në artikullin e mediumit spanjoll.

Prandaj, nuk do të ketë flamuj ose simbole të asnjë vendi dhe shenjat e zakonshme në tryezën e zënë nga secili prej pjesëmarrësve do të pasqyrojnë emrat e tyre, por pa specifikuar ndonjë pozicion të tillë si ai i presidentit ose kryeministrit.

(Kosova Sot Online)