Haxhiu i bën thirrje shtatzënave, lehonave dhe nënave gjidhënëse që të vaksinohen

  • E.K /
  • 06 October 2021 - 11:12
Haxhiu i bën thirrje shtatzënave, lehonave dhe nënave gjidhënëse që të vaksinohen

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu është nënë gjidhënëse dhe është vaksinuar kundër COVID-19.

Ajo ka thënë se shëndeti i saj dhe i fëmijëve të saj është shumë i rëndësishëm prandaj edhe është vaksinuar.

Haxhiu që është nënë e tre fëmijëve i bëri thirrje të gjithë grave shtatzëna, lehonave edhe nënave gjidhënëse që të imunizohen.

“Kujdesi për shëndetin publik është përgjegjësi e të gjithëve. Si grua por edhe si nënë e kam shumë me rëndësi shëndetin publik, shëndetin tim por edhe të fëmijëve të mi prandaj jam vaksinuar kundër virusit #COVID-19. Ftoj gjitha gratë shtatëzëna, por edhe lehonat e nënat gjidhënëse që të vaksinohen. Ta mbrojmë veten, fëmijët dhe shoqërinë tonë”, ka thënë ministrja e Drejtësisë.

(Kosova Sot Online)