Reagim i ashpër i Gani Gecit për bashkëpartiakët

  • E.K /
  • 06 October 2021 - 15:24
Reagim i ashpër i Gani Gecit për bashkëpartiakët

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, përmes një reagimi në rrjetin social facebook ka thënë se LDK-ja po kalon pandeminë Covid-19 si sëmundje politike brenda LDK-së me emrin “Unë jam LDK e Rugovist, e rrnoftë LVV e Rexhep Qosja”.

Geci thekson se ditët e fundit nuk ka të ‘infektuar’ të rinj por theskon se kanë mbetur edhe disa raste të vjetra të shërohen.

“Ditët e fundit nuk kemi të infektuar të rinj, kanë mbetur edhe disa raste të vjetra nëse shërohen deri me datën 17 mirë, nëse jo LDK duhet ti izolojë dhe ti injoroj në atë masë që këto raste mos të ken mundësi të infektojnë të tjerët” shkruan Geci në Facebook.

(Kosova Sot Online)