Sukseset e Qeverisë Kurti po i çmendin ish-pushtetarët e korruptuar nga populli!

Sukseset e Qeverisë Kurti po i çmendin ish-pushtetarët e korruptuar nga populli!
Sukseset e Qeverisë Kurti po i çmendin ish-pushtetarët e korruptuar nga populli!

Skender Kapiti

  • 06 October 2021 - 14:04

Shkruan: ANALISTI - Skënder Kapiti

Egoizmi dhe xhelozia e nihilizmi i tyre karshi qeverisë Kurti vetëm sa po i diskrediton ata akoma më shumë, gjë që nëse nuk i lejon ta kuptojë miopia intelektuale e verbëria politike e tyre, këtë gjë ata do të mësojnë nga pësimi ndëshkimor  akoma më të madh që ata do të marrin në zgjedhjet vendore së shpejti.

Nuk është aspak e vështirë për t’u konstatuar qoftë edhe nga një vëzhgues i thjeshtë fakti se Qeveria  Kurti po punon diametralisht krejt ndryshe nga ish pushtetet e shtetarëve të ndëshkuar demokratikisht  nga verdikti  popullor i 14 Shkurtit 2021, ku mjafton të përmendet shkurtimi i ministrave, i zëvendësministrave dhe shkurtimi i pagave të stërmëdha të tyre; shkarkimi dhe pastrimi i ambasadave nga individë injorantë e me lidhje militantizmi politik e akrabaje farefisnore.

Dhe ajo e cila ia ka hipotekuar vetes së saj Qeveria KURTI si gjënë më të rëndësishme të këtyre  viteve pas çlirimit të Kosovës është imponimi e detyrimi që Kurti me politikën e reciprocitetit e detyroi Serbinë që të mësohet e të respektojë shtetin e Kosovës. Ish shtetarëve të Kosovës mbi të cilët rëndojnë mëkate të mëdha hajnie, korrupsioni e pazaresh me pasoja tepër të dëmshme kombëtare, tani nuk u ka mbetur gjë veçse ta pranojnë dështimin , injorancën , korrupsionin dhe paaftësinë e tyre për të drejtuar e për të ndërtuar shtet demokratik , ligjor e me prestigj e autoritet kombëtar.

Egoizmi dhe xhelozia e nihilizmi i tyre karshi qeverisë Kurti vetëm sa po i diskrediton ata akoma më shumë, gjë që nëse nuk i lejon ta kuptojë miopia intelektuale e verbëria politike e tyre, këtë gjë ata do të mësojnë nga pësimi ndëshkimor  akoma më të madh që ata do të marrin në zgjedhjet vendore së shpejti.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".