Ky shtet propozon që t’i paguajë personat 75 vjeç e lart për t’u vaksinuar kundër COVID-19

  • A.P /
  • 06 October 2021 - 17:45
Ky shtet propozon që t’i paguajë personat 75 vjeç e lart për t’u vaksinuar kundër COVID-19

Qeveria lituaneze propozoi të mërkurën t’i paguante njerëzit nga mosha 75 vjeç e lart për t’u vaksinuar kundër COVID-19, për të rritur normën e vaksinimit për këtë grupmoshë.

“Ne nuk jemi në gjendje që t’i bindim ndryshe për t’u vaksinuar”, tha kryeministrja Ingrida Simonyte, gjatë një takimi të qeverisë.

Megjithëse 73 për qind e të gjithë të rriturve në Lituani janë të vaksinuar, në përputhje me mesataren e Bashkimit Evropian, rreth një e treta e personave mbi 75 vjeç mbeten të pavaksinuar, sipas të dhënave të qeverisë.

Dy të tretat e 4,956 viktimave në vend kanë qenë nga kjo grupmoshë.

Nëse parlamenti miraton skemën javën e ardhshme, qeveria do të shpenzojë deri në 27 milionë euro për të paguar personat 75 vjeç e lart, që morën vaksinimin e tyre të plotë midis shtatorit dhe nëntorit.

(Kosova Sot Online)