Çfarë deklaroi ambasadori rus në Beograd për Kosovën në prag të vizitës së Lavrovit në Serbi?

  • 07 October 2021 - 09:25
Çfarë deklaroi ambasadori rus në Beograd për Kosovën në prag të vizitës së Lavrovit në Serbi?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet të dielën në Beograd me ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov.

Kjo është konfirmuar për Tanjug nga Presidenca e Serbisë.

Në prag të mbërritjes së kreut të diplomacisë ruse në Serbi, ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Botsan Kharchenko, tha se “zgjidhja e çështjes së Kosovës është e mundur vetëm në fushën juridike ndërkombëtare, në kuadër të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB -së.”

(Kosova Sot Online)