
Policia në Ferizaj: Situata e sigurisë është e qetë, ka rënie të krimit në përgjithësi

Policia në Ferizaj ka bërë të ditur se drejtori Rajonal, nënkoloneli Basri Shabani, ka thirrur sot në takim mujor të gjithë komandantët e stacioneve policore, shefat e njësive rajonale dhe atyre të centralizuara , për të prezantuar analizën e raportit mujor për muajin shtator të vitit 2021, të krahasuar me muajin shtator të vitit 2020.
Në këtë takim, veç tjerash thuhet se është diskutuar për situatën e sigurisë, e cila është vlerësuar e qetë në rajonin e Ferizajt.
“Në muajin shtator të vitit 2021 është shënuar rënie të krimit në përgjithësi, krahasuar me muajin shtator të vitit 2020: Krimi në përgjithësi ka shënuar rënie nga 325 raste në 322 , apo – 0.9 %. Veprat penale nga 269 në 238, apo -11.5 %. Edhe sa i përket krimeve kundër pasurisë kemi pasur rënie të këtyre veprave: Vjedhjet e rënda nga 27 në 21 apo -22.2 %. Vjedhjet nga 57 në 37 apo – 31.1 %. Gjithashtu ka pas disa aktivitete të shtuara në arrestimin e personave të kërkuar nga policia dhe me urdhëresë të gjykatave. Arrestime nga 38 në 51 persona , apo + 34.2 %. Urdhëresa të realizuara të gjykatës nga 167 në 279 , apo 42.9 %”, bëhet e ditur nga policia në këtë komunë.
Ndërkaq, thuhet se është paraqitur nevoja që të shtohen aktivitetet dhe masat e policisë në disa fusha, me theks të veçantë, parandalimin e aksidenteve në komunikacion, vazhdimin e aktiviteteve të policisë me automjete dhe rroba civile në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në lokacione të ndryshme.
(Kosova Sot Online)