Grabitet një barnatore në Prishtinë, flasin nga Policia

  • A.P /
  • 07 October 2021 - 22:00
Grabitet një barnatore në Prishtinë, flasin nga Policia

Një barnatore është grabitur në Prishtinë sonte.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për komunën e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 19:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një barnatore në rrugën “Gustav Majer”  në Prishtinë.”

“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para  dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person i dyshuar. Policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)