Momenti kur aeroplani që po transportohej me kamion godet mbikalimin

  • E.K /
  • 08 October 2021 - 15:26
 Momenti kur aeroplani që po transportohej me kamion godet mbikalimin

Në rrjete sociale është publikuar një video që ka habit shumë njerëz. Aty jepen pamje që ndoshta nuk i keni parë kurrë në jetë – aeroplani i udhëtarëve duke ngecur nën një mbikalim.

Gazetari i televizionit ABC, Sam Sweeney, njoftoi përmes llogarisë së tij në Twitter se aeroplani që po transportohej me kamion i përkiste kompanisë “Air India”.

Ai gjithashtu tha se aeroplani ishte nxjerrë jashtë përdorimit dhe ngeci gjatë transportimit afër aeroportit në kryeqytetin indian, New Delhi. Mbikalimi që u godit nga aeroplani ishte për këmbësorë.

(Kosova Sot Online)