Grabitje e armatosur në një barnatore në Prishtinë, hajni arrin të marrë 400 euro

  • E.K /
  • 10 October 2021 - 08:41
Grabitje e armatosur në një barnatore në Prishtinë, hajni arrin të marrë 400 euro

Policia e Kosovës ka njoftuar për rast grabitje të armatosur që ka ndodhur në një barnatore në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë thuhet se viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në një barnatore, një person i panjohur i maskuar dhe nën kërcënimin e armës, nga arka i ka grabitur një shumë parash rreth 200-400€ dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për lëndime ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

(Kosova Sot Online)