Liberalizimi i vizave për Kosovën, i bllokuar padrejtësisht

Liberalizimi i vizave për Kosovën, i bllokuar padrejtësisht
Liberalizimi i vizave për Kosovën, i bllokuar padrejtësisht

Muhamet Kelmendi

  • 10 October 2021 - 07:50

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Kushtet e paraqitura nga UE për liberalizimin e vizave janë plotësuar nga Kosova që në vitin 2018. Të gjitha kushtet e paraqitura janë vlerësuar nga Bashkimi Evropian se janë plotësuar. Mbi këtë bazë është dhënë propozimi nga Komisioni Evropian që Kosovës t'i liberalizohen vizat. Kjo nuk u realizua.

Në analizën e kushteve për liberalizim të vizave vërehet se Kosova qëndron më mirë se shumë shtete të Ballkanit Perëndimor. Kosova ka plotësuar kushtet edhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ndonëse kjo betejë vazhdon edhe sot dhe nuk është kriter që përfundon përgjithmonë dhe pushon. Në të drejta dhe në liberalizim të jetës, Kosova ka ecur përpara me standarde të vendeve tjera të rajonit, duke përfshirë edhe çështjen demokratike, shoqërore dhe sociale etj. Komisioni Evropian i vlerësojë këto shumë lartë. Pse, pra, nuk ka liberalizim? Përgjigjet nga këto çështje gjenden në Paris, në Romë, në Vjenë, në Berlin e në Bruksel. Nëpër këto qendra përmendet vetëm dialogu me shtetin serb dhe këtej nxirren faktet që dërgojnë te zvarritja e liberalizimit të vizave për Kosovën. Kundërshtimi vjen kryesisht nga mos sukseset në dialog. Këtu e ka bazën mos liberalizimi dhe këtej varet edhe liberalizimi i vizave.

Shpesh herë kemi dëgjuar nga z.Borel dhe Lajqak deklarata që qartë del se liberalizimi vjen së bashku me sukseset e dialogut me shtetin serb. E keqja, shumë e keqe, si dhe tërësisht kundër parimeve të BE-së, po veprohet nga kompetentët në Bruksel. Të kërkohet sukses në dialog me atë që nuk duan dialog konstruktiv, por qëndrojnë në ideologjinë e pushtimit të Kosovës, qoftë edhe me armë, është e padrejtë. Është turp nga Brukseli një lidhje e tillë. Dialog po, por jo me kushtëzim të Kosovës kundruall Serbisë, që dëshiron dhe synon luftën për ripushtim. Këtej është armatosur shteti serb. Po merr armë të ndryshme nga Rusia. Ka marr tanke, raketa tokë-ajër-tokë, aeroplanë dhe helikopter luftarak. Si mund të bëhet dialogu me Serbinë e armatosur? Duke e ripushtuar Kosovën? Jo. Kosova është shtet sovran dhe si i tillë duhet të sillet në botë.

Kërkohet që të punoj mbi bazën e përcaktuar nga Bashkimi Evropian dhe mos të nënshtrohet nga aktet luftarake serbe. Këtu nuk ka lëshime. Kushtet për liberalizim i ka plotësuar. Madje edhe për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Ana e Kosovës është në rregull. Problemet janë në BE, që po e përkrah shtetin serb nga frika e Rusisë. Këtu edhe shkaku se në dialog nuk ka suksese dhe pse BE nuk po e bënë liberalizimin e vizave. Dhe, kjo nuk duhet të frikësoj Kosovën. Përkundrazi! Kosova kërkohet të punohet shumë. Të armatoset me mjete për të rezistuar nga çdo rrezakë që vjen dhe të ndërtojë demokracinë, lirinë dhe barazinë. Puna dhe vetëm puna e shpëton Kosovën. Pa industri, ekonomi të zhvilluar dhe përparim nuk ka të ardhme vendi. Zhvillimi ekonomik e ngrirë Kosovën si subjekt shtetëror në botë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".