Maqedoni e Veriut: Po udhëtonin drejt Gjermanisë, ndalohen 19 persona me teste PCR të falsifikuara

  • E.K /
  • 10 October 2021 - 12:37
Maqedoni e Veriut: Po udhëtonin drejt Gjermanisë, ndalohen 19 persona me teste PCR të falsifikuara

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar se policia e Kumanovës gjatë një kontrolli të një autobusi që udhëtonte drejt Gjermanisë, në pikën kufitare të Tabanocit, ka zbuluar 19 testime të falsifikuara.

“Gjatë kontrollit, nga gjithsej 50 udhëtarë që transportoheshin, 19 prej tyre janë zbuluar me teste PCR të falsifikuara. Ata shtojnë se pas kontrolleve është vërtetuar se bëhet fjalë për teste të falsifikuara që janë marrë nga një person nga Strumica me çmim prej 1.000 denarë.Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohen parashtresat adekuate”,

(Kosova Sot Online)