Kjo është skema e bashkëjetesës së institucioneve të kapura të drejtësisë me krimin dhe korrupsionin!

Kjo është skema e bashkëjetesës së institucioneve të kapura të drejtësisë me krimin dhe korrupsionin!

Hajrullah Tërnava

  • 10 October 2021 - 07:41

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Situata e krijuar në gjegjësin e Kosovës, ku vërehen njerëzit që punojnë në këto institucione tani e një kohe të gjatë, e sidomos nga paslufta e deri me tani, se të gjithë janë pasuruar dhe e jetojnë jetën me standarde të larta, por nëse analizohen të ardhurat e tyre, megjithatë vjen te konstatimi se edhe që i kanë të ardhurat e mira, megjithatë standardin që e jetojnë është për të dyshuar se atë e kanë ndërtuar me ato të ardhura, por nga lidhja me krimin dhe korrupsionin.

Duke analizuar dhe përcjellë raportimet për punën në gjyqësor, mënyrën se si i trajtojnë dhe ndëshkojnë rastet për krim e korrupsion, po del konstatimi se ata e kanë gjetur formulën se si përfitohet në forma të ndryshme që të pasurohen e bëhen milioner edhe pa u marr me biznes. Ata jetojnë mirë dhe pasurohen pa u djersitur fare, sepse po zbulohet në mënyrë të tërthortë që ata përpos rrogave që i marrin, njëra nga mënyrat që po e dëshmojnë në vazhdimësi pasurimin e tyre të dyshimtë, janë lidhjet me të inkriminuarit. Të korruptuarit që dërgohen në Gjykatë, kalojnë me dënime të lehta duke bërë pazare të majme me gjyqtarët dhe prokurorët.

Pra byrim i pasurimit enorm të atyre që punojnë në sistemin e drejtësisë janë edhe gjobat me të holla që i shqiptojnë për të akuzuarit për korrupsion, dhe për kund shpërblim marrin bakshishe të majme. Kjo tregon se sa fuqishëm është i kapur gjyqësori i Kosovës nga lidhjet me krimin, prandaj nuk ka shpresë të pastrimit pa futjen e Ligjit Veting, dhe pa e hetuar secilin cent të pasurisë së fituar edhe nga gjyqtar dhe prokurorë të kësaj përbërje që nuk e zbatojnë ligjin por e amniston dhe pastron krimin. Këtë skandal të radhës e kanë raportuar monitoruesit e IKD-së që përcjellin së afërmi punën e gjyqësorit dhe të Prokurorisë së Kosovës.

Sipas njoftimit të bërë publik, raportohet se një ish-drejtoreshë e Komunës së Klinës dhe tre asamblistë janë dënuar me 1 mijë e 200 euro - me nga 300 euro gjobë secili, për shkak se nuk e kanë deklaruar me kohë por e kanë fshehur pasurinë nga paraqitja në Agjencinë Anti-Korrupsion, duke e deklaruar pas kohe. Ndaj dy prej tyre, gjykata ka shqiptuar masën e ndalimit të ushtrimit të funksioneve publike për kohë të caktuar. Rasti ka të bëjë me ish-drejtoreshën e Kadastrit dhe Pronësisë në Komunën e Klinës, dhe dy asamblistë, që janë shpallur fajtorë pasi e kanë pranuar fajësinë në procese të ndara gjyqësore, që kanë ndodhur gjatë këtij viti në Gjykatën Themelore të Pejës, dega Klinë.

Sipas aktakuzës e pandehura derisa ishte në pozitën e Drejtoreshës së Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronësi në Komunën e Pejës e kishte deklaruar pasurinë me vonesë dhe jashtë afatit ligjor, sikur që kanë vepruar edhe asamblistët. Vepra e kualifikuar penale për këtë rast është mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” nga neni 430, paragrafi 1 të Kodit Penal, parasheh dënim me burg deri në 3 tri vjet, kurse gjykata ka shqiptuar dënime me gjobë dhe ndalim të ushtrimit të detyrës. Prandaj skandalet e tillë janë në drejtësi fakte që po mblidhen dhe po e bëjnë gjithnjë e më të domosdoshëm dhe tepër urgjentë ligjin e Vetting-ut, dhe këto institucione të spastrohen njëherë e përgjithmonë dhe mos te jemi si shembull i keq i atyre shteteve qe na kane ndihmua me u çlirua dhe me u krijua si shtet, dhe ta japim shembullin e një shteti, edhe qe i ri si shtet i pavarur, por që ecë në hap me kohen, dhe që miqtë tonë ta krijojnë bindjen se investimet e tyre kanë qenë të arsyeshme në krijimin e shtetit Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".