Presidenti çek shtrihet në kujdes intenziv një ditë pas zgjedhjeve parlamentare

  • A.P /
  • 10 October 2021 - 20:22
Presidenti çek shtrihet në kujdes intenziv një ditë pas zgjedhjeve parlamentare

Presidenti çek, Milos Zeman, u shtrua në kujdes intenziv këtë të dielë pasi u dërgua me urgjencë në spital.

Mjeku i tij tha se nuk mund të japë informacione të mëtejshme në lidhje me diagnozën e tij.

Shtrimi në spital i Zeman vjen një ditë pas zgjedhjeve parlamentare në Çeki, ku aleati i tij i ngushtë, kryeministri Andrej Babish, humbi nga një koalicion partish të qendrës së djathtë.

Zeman ka një rol kyç në krijimin e një qeverie të re.

Spitali ushtarak i Pragës konfirmoi se Zeman u transportua atje nga Pallati Presidencial në Lany, pranë Pragës.

(Kosova Sot Online)