Haxhiu thotë se persona brenda institucioneve të drejtësisë po shpifin për të: Asgjë nuk na ndalon!

  • E.K /
  • 11 October 2021 - 11:52
Haxhiu thotë se persona brenda institucioneve të drejtësisë po shpifin për të: Asgjë nuk na ndalon!

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se reformat në drejtësi janë shumë të rëndësishme dhe se është jetike që Kosova të bëhet shtet i së drejtës.

Haxhiu poashtu tha se ka disa ditë që përbrenda institucioneve të drejtësisë janë duke shpifur në formën më të ulët në drejtim të saj, e që qëllimi i kësaj sipas ministres është njollosja e përpjekjeve serioze për reformën në drejtësi.

Albulena Haxhiu deklaroi se në vend të mbështetjes për këto reforma, persona të papërgjegjshëm kanë zgjedhur shpifjen dhe tendencën për baltosje.
“Asgjë nuk na ndalon”, tha ajo.

Postimi i plotë:

Dy nga zotimet tona kryesore para qytetarëve kanë qenë sundimi i ligjit që i hap rrugën edhe luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe zhvillimi ekonomik që i hap rrugën vendeve të reja të punës.
Reformat në drejtësi janë shumë të rëndësishme. Për këtë kemi marrë mbështetje të madhe qytetare.
Është jetike që Kosova të bëhet shtet i së drejtës.
Ka disa ditë që persona të papërgjegjshëm përbrenda institicioneve të drejtësisë janë duke shpifur në formën më të ulët në drejtim timin.
Padyshim që qëllimi i këtyre shpifjeve është njollosja e përpjekjeve serioze për reformën në drejtësi.
Në vend të mbështetjes së Ministrisë së Drejtësisë për këto reforma, persona të papërgjegjshëm kanë zgjedhur shpifjen dhe tendencën për baltosje.
Pavarësisht kësaj, ne do të vazhdojmë punën e angazhimin për ta bërë Kosovën shtet të së drejtës.
Asgjë nuk na ndalon!.

(Kosova Sot Online)