Treni godet veturën në Klinë, mbesin gjashtë të lënduar

  • A.P /
  • 11 October 2021 - 20:32
Treni godet veturën në Klinë, mbesin gjashtë të lënduar

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentimit nga treni e veturës me të cilën po lëviznin në Klinë përgjatë të hënës.

Lajmin  e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, derisa ka bërë me dije se të gjashtit po marrin tretman mjekësor.

 

Sot me datë 11.10.2021, rreth orës 18:00, Policia është informuar për një aksident trafiku në mes trenit të udhëtarëve dhe një veture, si pasojë e këtij aksidenti  6 persona kanë pësuar lendime trupore të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë”, njoftoi Rugova.

(Kosova Sot Online)