Lexoni edhe:
'Ama një kokerr të kaltër', barnat pa emër që i kërkojnë të moshuarit në barnatorët e Kosovës
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Komunën e Ferizajt, Valon Ramadani, ka dhënë një premtim të padëgjuar më parë.
Ramadani ka thënë se do të organizojë një festival ku do të përzgjedhet ‘Miss Gjyshja’, derisa tha se mënyra e organizimit do të ketë trajtim profesional.
“Një pikë që e kem në programin tonë që nuk i ka shku në mend askujt në asnjë palë zgjedhje, na e kemi bë premtim. Kemi me e mbajte një festival, një herë në vit, ka me pasë një organizim në mënyrë profesionale dhe kemi me e zgjedhë super-gjyshën e vitit”, ka thënë ai.
Kandidati i VV’së për Komunën e Ferizajt ka treguar edhe çmimet që do të ndajë në këtë festival, derisa nuk ka dhënë shumë detaje.
“Miss Gjyshja në Ferizaj 1, 2 dhe 3 kanë me u zgjedhë”, ka sqaruar ai.
“Për arsye se janë lënë anash gjyshet tona që na dojnë neve. Askush nuk i përmend as në fushatë, as jashtë fushatë”, ka vlerësuar Ramadani.
(Kosova Sot Online)