Haradinaj për ndërtuesit në Prishtinë: Nëse bëjnë shkelje ligjore as mos t’ia mësyjnë komunës

  • A.P /
  • 12 October 2021 - 22:26
Haradinaj për ndërtuesit në Prishtinë: Nëse bëjnë shkelje ligjore as mos t’ia mësyjnë komunës

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj tha se Prishtina i bashkon të gjithë qytetarët, prandaj edhe slogani i tij është e para Prishtina. 

Duke folur për problemet dhe tollovinë shkaktuar nga ndërtimet e shumta në Prishtinë, Haradinaj  tha se nuk besom se ka mafi te ndërtimit, por ata duhen ta kenë të qartë se duhet respektuar rregullat. 

“Janë kategori e respektuar që gjenerojnë zhvillim ekonomik dhe do të trajtohen si kategori e respektuar, por nëse bëjnë shkelje ligjore as mos t’ia mësyjnë komunës sepse nuk do të kem fare mirëkuptim për ta”, u shpreh ai. 

Ndërkaq, duke folur për rritjen e sigurisë në kryeqytet, Haradinaj tha se Ligji për Kryeqytetin parasheh edhe formimin e policisë lokale, e cila do të kontribojë direkt në rritjen e sigurisë. 

“Ligji per Kryeqytetin para sheh edhe themelimin e Policisë së Kryeqytetin. Kjo do të ndikojë direkt në rritjen e sigurisë. Në rast se në një lagje të caktuar, polici i lagjes do të jetë nga ajo lagje ku jeton, atëherë do të ishte shumë më e lehtë që t’i identifikojë problemet dhe shkelësit e ligjit, sepse i njeh njerëzit dhe është i mishëruar me problemet e asaj lagje”, tha Haradinaj.

(Kosova Sot Online)