Serbët brohorasin 'Serbia, Serbia', djegin një veturë me targa të Kosovës (Video)

  • G.G /
  • 13 October 2021 - 10:55
Serbët brohorasin 'Serbia, Serbia', djegin një veturë me targa të Kosovës (Video)

Forca të shumta të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë nisur këtë mëngjes në drejtim të Mitrovicës.

Policia e Kosovës po zhvillon aksion të madh kundër kontrabandës në Mitrovicë të Veriu dhe atë të Jugut.

Pas fillimit të aksionit në disa zona të Kosovës, në veri të Mitrovicës është aktivizuar alarmi i qytetit dhe banorët serbë kanë filluar protestat.

Gjatë protestave, serbët kanë brohoritur “Serbia, Serbia”, duke hedhur gurë dhe gaz lotsjellës kundër automjeteve të policisë.

(Kosova Sot Online)