Drejtori i Policisë: Autoblinda e Policisë u sulmua me armë të gjata dhe granta dore

  • A.P /
  • 13 October 2021 - 16:56
Drejtori i Policisë: Autoblinda e Policisë u sulmua me armë të gjata dhe granta dore

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti, në një konferencë për shtyp pas aksionit në veri ka njoftuar se autoblinda e Policisë së Kosovës është sulmuar me armë të gjata dhe granata dore.

Para mediave ai ka prezentuar disa fotografi, ku shihen se autoblinda e policisë është sulmuar me armë të gjata, granata dore etj.

“Fotografi e autoblindit, predhë e hedhur nga armë të gjata”, tha Mehmeti, para medive.

“Shenja nga granata e dorës”, vijoi ai me prezentaimin e fotografive nga situata me të cilën u përballë sot policia në veri.

Kyqja e Njësisë Speciale ka ndodh për shkak të sulmeve që i janë bërë pjesëtarëve të Policisë e Doganës”, shtoi ai.

Ai tha se lidhur me operacionin e zhvilluar sot dyshohet se ka pasur rrjedhje të informacioneve.

Mehmeti tha se kjo gjë tashmë ka nisur të hetohet.

(Kosova Sot Online)