Fillon asfaltimi i Rrugës “Muharrem Fejza” në Prishtinë

  • A.P /
  • 13 October 2021 - 20:11
Fillon asfaltimi i Rrugës “Muharrem Fejza” në Prishtinë

Ka filluar asfaltimi i rrugës “Muharrem Fejza” në Rrugën B në Prishtinë. Pas shumë kritikave dhe vonesave në asfaltimin e kësaj rruge ka filluar më në fund asfaltimi.

Ashtu sic kishte paralajmëruar Drejtori i Investime Kapitale në komunën e Prishtinës, Gëzim Mehmeti, në emisionin Pressing, edhe ka ndodhur. Asfaltimi i rrugës ka filluar ashtu sic shihet në këto foto të siguruara.

Banorët e kësaj lagjeje kishin organizuar edhe protesta dhe madje kishin paralajmëruar edhe padi ndaj komunës për vonesat në rregullimin e kësaj rruge që kishte filluar shumë moti.

(Kosova Sot Online)