Krejt çka ndodhi në aksionin e Policisë në veri

  • A.P /
  • 13 October 2021 - 21:06
Krejt çka ndodhi në aksionin e Policisë në veri

Mëngjesin e së mërkurës, Policia e Kosovë filloi një operacion kundër kontrabandës me mallra në disa lokacione, përfshirë edhe Mitrovicën e Veriut. Kjo u kundërshtua me nga protestuesit serbë dhe si pasojë 6 policë kanë mbetur të lënduar nga ky aksion e 8 persona janë arrestuar.

Shpërthime të tilla pati gjatë gjithë ditës në veri të Mitrovicës.

Ne këtë mënyrë po e kundërshtojnë aksionin e Policisë së Kosovës, serbët lokalë.

Vetëm 30 minuta ju nevojitën këtyre të fundit që të mobilizohen, falë edhe alarmit që u lëshua në këtë zonë.

Nga këto gjuajtje të tyre mbetën të lënduar tetë pjestarë të Policisë së Kosovës, katër prej tyre në gjendje më të rëndë.

Të pa dëshiruar për serbët lokalë, përveç pjestarëve të njësisë speciale të Policisë së Kosovës, ishin edhe mediat kosovare.

Këta madje u sulmuan edhe fizikisht nga disa serbë lokalë, të cilët kërkonin të mos xhiroheshin e të largoheshin nga pjesa ku gjendej edhe bllokada.

Këto sulmet nuk të ishin të vetmet nga serbët lokalë në drejtim të gazetarëve.

Plot katër mjete shpërthyese u hodhën në drejtim të tyre.

Kjo gjendje e tensionuar vazhdoi deri pas mesditës, e ku më pas situata filloi të qetësohej.

Megjithatë këtu u panë disa policë civilë të cilët monitoronin situatën kohë pas kohe.

Gjatë gjithë ditës, lokalet në këtë pjesë të Mitrovicës qëndruan të mbyllura, e njësoj qëndronin edhe shtëpitë e banorëve.

Kjo zonë monitorohej edhe nga pjestarët e KFOR-it e pjestarë të Misionit të Eulex-it, ani pse këto vizita ishin mjaft të rralla.

I gjithë operacioni i Policisë së Kosovës, zgjati rreth tre orë, për t’u kthyer më pas në bazën Belvedere në Jug të Mitrovicës.

(Kosova Sot Online)