
“Ishte më shumë kuiz se sa debat”/ Shala tregon se pse vendosi Rama të marrë pjesë mbrëmë në debatin për Prishtinën
Nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala, ka treguar se pse vendosi Përparim Rama të marrë pjesë në debatin për kryetar të Prishtinës që u mbajt në një emision mbrëmë.
Ka pasur shumë kritika pas emisionit se formati ishte i gabuar dhe se ishte i paqartë. Analistët nëpër studio thonë se nuk panë fare debat dhe më shumë i ngjante një kuizi. Shala thotë se atij nuk i takon të komentojë mediat, por shton se e panë të udhës të jenë aty për shkak se ishin të gjithë kandidatët dhe se nuk ishin të paralajmëruar për formatin paraprakisht.
“Ne nuk mund të pretendojmë të përcaktojmë formatin. Meqë jam përfaqësues politik nuk mund të flas për këto. Është produkt i medias dhe ne vendosëm se pasi ishin të gjithë kandidatët, duhet të ishim edhe ne. Duhet të them se kandidatet e VV-së kudo, janë sikur kandidatura fiktive. Nuk kanë dalë në media. Është çështje e rendësishme. Po flas për çështje politike. Të jesh kandidat e të mos kesh program është problem. Është problematike se si qytetarët duhet të votojnë figura fiktive. Pasi nuk e di se cfarë mund të ofrojnë”, tha Shala.
(Kosova Sot Online)