Sot dita e fundit e fushatës!

  • G.G /
  • 15 October 2021 - 11:08
Sot dita e fundit e fushatës!

Sot është dita e fundit e fushatës elektorale. Partitë politike kanë më pak se 24 orë të shpalosin programin dhe të takohen me përkrahësit e tyre, pasi të shtunën është dita e heshtjes zgjedhore.

Kandidatët për kryetarë të komunave dhe ata për asamble, i kanë më pak se 24 orë në dispozicion për t’i bindur qytetarët për t’ua dhënë votën.

Të shtunën, një ditë para zgjedhjeve, nuk lejohet shpalosja e programit e as thirrjet për t’i votuar, në të kundërtën do të pasojnë gjobat për thyerje të heshtjes zgjedhore.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, këtë të diele.

(Kosova Sot Online)