Reporterët pa Kufij reagojnë për sulmin e protestuesve serb ndaj gazetarëve

  • E.K /
  • 15 October 2021 - 15:39
 Reporterët pa Kufij reagojnë për sulmin e protestuesve serb ndaj gazetarëve

Gazetarët kosovarë janë sulmuar gjatë ditës së mërkurë nga protestuesit serbë në veri të vendit. Si pasojë e këtij sulmi kanë reaguar edhe Reporterët pa Kufij.

Përmes një postimi në Twitter, Reporterët pa Kufij i kanë bërë thirrje policisë që t’i mbrojë gazetarët gjatë raportimeve të tyre.

“Gazetarëve të T7, Klan Kosova, RTV Dukagjini, ATV & Kanal 10 u është bërë presion dhe u penguan. Njëkohësisht në rrugën për në #Leposavic, protestuesit kanë ndjekur gazetarët me makina!. Reporterët pa Kufij i bën thirrje policisë të përmbushë detyrimin e saj për të mbrojtur gazetarët gjatë raportimit të tyre”, ka shkruar RSF.

(Kosova Sot Online)