Policia ndërpret ahengun familjar në Has të Prizrenit dhe gjobit organizatorin me 200 euro

  • E.K /
  • 15 October 2021 - 16:10
Policia ndërpret ahengun familjar në Has të Prizrenit dhe gjobit organizatorin me 200 euro

Policia ka ndërprerë një aheng familjar në fshatin Konush, Has i Prizrenit, pasi që po mbahej në kundërshtim me masat e vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Pasi policia u informua nga një banor, njësitet ndërprenë festën rreth orës 20:30 të së enjtes.

Dasmorët u shpërndanë, ndërsa organizatori është gjobitur me 200 euro.

“Po ashtu njësitet policore kanë identifikuar të dyshuarin A. Ç., m/sh i datëlindjes 1989 cili ishte mysafir në aheng, e që kishte gjuajtur me armë zjarri, të cilën e kishte me leje, model ‘Zatsatva’ M57 kalibër 7.62 e cila është konfiskuar në cilësinë e provave materiale”, thuhet në komunikatën e policisë.

(Kosova Sot Online)