Intervistohet 19-vjeçari që mbante armë në brez derisa ishte në një kafiteri në Ferizaj

  • G.G /
  • 15 October 2021 - 18:10
Intervistohet 19-vjeçari që mbante armë në brez derisa ishte në një kafiteri në Ferizaj

Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacionin policor 19-vjeçarin, T.E, pasi dyshohet se dje kishte mbajtur një armë në brez derisa ishte në një kafiteri në Ferizaj.

Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes për të zhvilluar hetimet, ndërsa sot ka arritur të identifikojnë personin dhe vendodhjen e tij.

PK-ja ka njoftuar se atij i është konfiskuar arma.

“I dyshuari , pasi është intervistuar nga policia me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, rasti mbetet për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore”, thuhet në komunikatën e PK-së.

(Kosova Sot Online)